Forcat e policisë holandeze janë shtuar rreth ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së, pasi turma e mbledhur aty është urdhëruar të largohet nga zona.
Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të pranishmëve para ndërtesës së tribunalit që të largohen, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të përdoret forca.
“Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”, është dëgjuar në njoftimin e policisë.
Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi.
Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nisë nga ora 10:00.







