TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

by teve1
15 minuta ago
0
A A
Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur besimin se katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haxhiu ka thënë se beson se edhe nëse “vetëm 1 për qind ka drejtësi” në këtë proces, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kthehen në Kosovë.

Ai ka shtuar se besimi në drejtësinë ndërkombëtare ishte i pranishëm në kohën kur u themelua kjo gjykatë, por sipas tij, më vonë ky besim është lëkundur për shkak të narrativës së krijuar rreth procesit.

“Unë besoj shumë se, nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë. Besimi tek drejtësia ndërkombëtare, kur është themeluar kjo gjykatë, ka qenë i pranishëm te Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët. Natyrisht, kjo narrativë e krijuar rreth Gjykatës Speciale ka bërë që ky besim të lëkundet”, ka deklaruar ai.

Haxhiu ka shtuar se pret që gjykatësit të tregojnë integritet dhe se, sipas tij, akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk qëndrojnë.

“Besoj shumë se, në fund, gjykatësit e kësaj gjykate do të tregojnë integritet dhe do të tregojnë se drejtësia nuk ka kompromis, sepse dyshimet e ngritura nga Prokuroria dhe të shtyra nga prokuroria serbe nuk qëndrojnë. Lufta jonë ka qenë një luftë e drejtë për shpëtim, mbijetesë, liri dhe pavarësi. Ashtu siç janë pavarësuar popujt e tjerë të botës dhe siç e kanë fituar ata lirinë, ashtu edhe populli i Kosovës e ka fituar me mund, gjak dhe sakrificë. Kjo nuk mund të zhbëhet”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse beteja e nesërme në Hagë është beteja e fundit, Haxhiu ka thënë se shpreson që procesi të përmbyllet me drejtësi për atë që ai e cilësoi si “luftë të drejtë të popullit shqiptar”.

Haxhiu e ka lidhur procesin gjyqësor edhe me historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke thënë se katër ish-krerët e UÇK-së po bëjnë, sipas tij, një sakrificë të fundit për luftën dhe të ardhmen e vendit.

“Beteja për drejtësi, beteja për luftën e drejtë të popullit shqiptar dhe për luftën e pastër të UÇK-së, shpresojmë dhe besojmë shumë se do të jetë beteja e fundit. Këta katër burra, katër patriotë dhe idealistë, besoj se janë duke e bërë betejën dhe sakrificën e fundit për luftën e drejtë të popullit shqiptar, por jo vetëm për historinë, por edhe për të ardhmen, për një të ardhme më të ndritur dhe jo më të zymtë, sepse armiku ka punuar shumë që e ardhmja e Kosovës të jetë e zymtë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa lidhur me pyetjen nëse në Hagë po gjykohen individët apo UÇK-ja, Haxhiu është shprehur se procesi, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me individët, por edhe me UÇK-në dhe popullin e Kosovës.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se lufta e UÇK-së ishte “e pastër dhe çlirimtare”, ndërsa akuzat ndaj saj i ka konsideruar pjesë të një narrative që, sipas tij, synon dëmtimin e UÇK-së dhe të shtetësisë së Kosovës.

“Nuk ka të bëjë kjo me individët, por me UÇK-në, me popullin e Kosovës dhe me Kosovën, sepse që nga ideja e parë e themelimit dhe akuzat e Dick Martyt, të sponsorizuara nga Rusia dhe Serbia, qëllimi ka qenë goditja e UÇK-së dhe e të ardhmes së Kosovës dhe shtetësisë së saj. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe çlirimtare dhe ne nuk kemi pasur pse t’i frikësohemi një mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare, por më vonë jemi shqetësuar për narrativën e kësaj gjykate. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët e Kosovës janë në ankth, sepse besimi në drejtësinë ndërkombëtare është lëkundur. E dimë që verdikti nesër do të jetë lirues për të gjithë krerët e UÇK-së”, ka theksuar ai.

Haxhiu ka folur edhe për paralajmërimet e ambasadave për qytetarët në prag të vendimit në Hagë.

Ai i ka cilësuar këto paralajmërime si “normale dhe procedurale”, duke i krahasuar me këshillat e ngjashme të dhëna nga ambasadat para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Paralajmërimet e ambasadave i konsideroj si diçka krejt normale dhe procedurale. Më kujtohet se e ngjashme ka qenë edhe me rastin e shpalljes së pavarësisë. Edhe pse ka qenë ditë feste dhe ditë gëzimi, edhe atëherë ka pasur sugjerime nga ambasadat që të reduktohet maksimalisht lëvizja në kryeqytet, sepse mund të ketë turma të entuziazmuara. Unë besoj se edhe nesër do të jetë një situatë e ngjashme me atë që ka qenë në ditën e shpalljes së pavarësisë, sepse do të jetë një fitore e re e madhe e Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund, Haxhiu ka shprehur bindjen se vendimi i pritshëm do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së dhe e ka cilësuar atë, në rast të një vendimi lirues, si një “triumf të ri të UÇK-së” ndaj asaj që ai i quajti shpifje të Serbisë.

“Unë besoj se nesër do të jetë një ditë kur do të shënohet një triumf i ri i UÇK-së kundër shpifjeve që i ka prodhuar Serbia për ta njollosur UÇK-në dhe për ta penguar ecjen përpara të Kosovës”, ka përfunduar Haxhiu.

Ndryshe, verdikti përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet nesër, më 16 shtator, nga ora 10:00, në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën