Në prag të shpalljes së vendimit të nesërm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Aleanca ka shprehur bindjen e plotë dhe të palëkundur në luftën, siç e cilëson ajo, të drejtë, të pastër dhe të shenjtë të UÇK-së.
Këshilli i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Aleancës kanë vlerësuar se pastërtia e luftës së UÇK-së për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht.
“Prandaj, nesër presim vendim lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së”, thuhet në qëndrimin e AAK-së.
Këto vlerësime u bënë gjatë mbledhjes së rregullt të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, të zhvilluar sot, ku u trajtuan temat kryesore të zhvillimeve politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ, si dhe vendimi që pritet të merret në procesin gjyqësor në Hagë.
Në pjesën e parë të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit të brendshëm strukturor./teve1.info/







