TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, interneti është vërshuar nga lajme të rreme. Dy nga më kryesoret, ishin ai për lirimin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, dhe një lajm tjetër për një autokolonë serbe që ishte nisur drejt kufirit të Kosovës

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
1 0
A A

“Hashim Thaçi është shpallur i pafajshëm”.

Ky ishte njëri prej lajmeve që qarkulloi në rrjete sociale, duke krijuar përshtypjen se aktgjykimi për ish-presidentin tashmë ishte marrë.

Por, lajmi është i rremë.

E i tillë ishte edhe pretendimi se një autokolonë e gjatë me mjete ushtarake serbe po lëvizte drejt kufirit me Kosovën, vetëm dy ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dy lajme të rreme, në një periudhë kur vëmendja e qytetarëve është e përqendruar te vendimi që pritet të merret të mërkurën.

E pikërisht në situata të tilla, kur emocionet janë të larta dhe informacioni pritet me interes të madh, hapësirë gjejnë edhe dezinformatat.

Profesori universitar, Alban Zeneli, thotë se emocionet e publikut janë një prej elementeve që shfrytëzojnë dezinformuesit.

“Dezinformimi shfrytëzon emocionin për me mbërritë te publiku. Në këtë situatë të paqartë, deri në vendimin e Gjykatës, do të kemi informacione të tilla të cilat do të jenë të paverifikuara. Sepse dezinformuesit këto periudha kohore, kur shoqëria ka tension brenda, i shfrytëzojnë emocionet e tyre me prodhu dezinformata të cilat gjenerojnë klikime. Pra, qëllimi kryesor është financiar”, ka thënë profesori universitar, Alban Zeneli.

Eksperti i platformës “Hibrid”, Festim Rizanj, thotë se lajmet e pakonfirmuara mund të krijojnë një realitet tjetër te publiku.

“Këto lajme që qarkullojnë me idenë me paraqitë një realitet krejt tjetër ndikojnë te qytetarët, sidomos në situata të tilla të ndjeshme. Pra, duke mos e verifiku specifikisht, duke spekuluar në disa raste për disa zhvillime që do të mund të ndodhin ose janë në ndodhje e sipër, mund të ndikojnë te qytetarët me kriju panik, një realitet tjetër për atë se çka po ndodh”, u shpreh eksperti i platformës “Hibrid”, Festim Rizanj.

E në ditët kur një informacion mund të përhapet brenda pak minutash, verifikimi mbetet mënyra kryesore për të mos rënë pre e lajmeve të rreme.

Zeneli u bën thirrje qytetarëve që të mos i marrin si të mirëqena informacionet që qarkullojnë, veçanërisht kur ato lidhen me zhvillime të ndjeshme.

“Secili qytetar që këto ditë lexon lajme specifikisht të lidhura me sigurinë, me gjëra të tjera me rëndësi, është që të rezonojë, t’i gjykojë ato lajme dhe të mos i marrë krejtësisht si të mirëqena. Për faktin se është periudhë e ndjeshme kohore dhe rrjedhimisht potenciali që ato me qenë të rreme është më i madh”, ka thënë tutje profesori universitar, Alban Zeneli.

Kësisoj vendimi për katërshen e UÇK-së do të merret të mërkurën, me fillim nga ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë

Tërheqja e Bekim Sejdiut – Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me partitë politike për Presidentin

Tërheqja e Bekim Sejdiut – Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me partitë politike për Presidentin

Dy ditë para vendimit në Hagë, baneri me fotografinë e Thaçit vendoset në Luginë dhe largohet pas 24 orësh

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.09.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.09.2026

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën