TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje

by teve1
1 orë ago
1
A A
Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke thënë se ky zhvillim tregon për hendekun e madh dhe sistemin e lënduar politik në vend.

Kusari-Lila shkruan në Facebook se Sejdiu ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ishte mbështetur nga koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas saj, mungesa e konsensusit e dëmtoi procesin.

“Tërheqja e Prof. Bekim Sejdiut nga gara për President, pasi u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet nga koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, tregon edhe një herë për hendekun e madh dhe sistemin e lënduar politik në vendin tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se mosgatishmëria për të parë përtej inatit politik, edhe kur në mes është funksionimi i shtetit, është mungesë serioze e pjekurisë dhe konsistencës politike.

Sipas saj, çmimi i kësaj qasjeje nuk paguhet vetëm nga partitë politike, por edhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës.

Kusari-Lila ka theksuar se marrëveshja për Sejdiun nuk ishte marrëveshje për një pozitë personale apo për përfitim partiak, por për stabilitetin institucional dhe dinjitetin e zyrës së presidentit.

“Marrëveshja për Prof. Bekim Sejdiun nuk ishte marrëveshje për një pozitë personale. Ishte për një funksion shtetëror. Nuk ishte për përfitim partiak, por për stabilitetin institucional dhe dinjitetin e zyrës së Presidentit të Republikës”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Sejdiu kishte bagazh akademik, integritet personal e profesional dhe gatishmëri për ta pranuar nominimin në një moment të ndjeshëm për vendin.

Sipas Kusari-Lilës, tërheqja e tij, pas zvogëlimit të shanseve për konsensus, tregon më shumë për humbjen dhe dëmin që po i bëhet shtetit sesa për ndonjë fitore politike të një krahu ndaj tjetrit.

“Me këtë tërheqje kemi humbur të gjithë. Dhe nëse nuk gjendet një marrëveshje për Presidentin, vendi po rrezikon me shpejtësi të rikthehet sërish te zgjedhjet”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një fitore të një partie mbi tjetrën, por për një fitore të shtetit mbi inatin politik.

Në fund, ajo e ka falënderuar Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit në një moment të vështirë dhe i ka uruar suksese në rrugëtimin profesional, akademik dhe personal.

Bekim Sejdiu ka bërë të ditur se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, pas mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përfshirjes së procesit në përplasje të brendshme politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën