Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka realizuar 52 inspektime gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimit të ligjit.
Sipas Pacollit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 39 gjoba administrative, ndërsa janë nxjerrë 32 vendime për ndërprerje të punimeve.
Inspektorati i MMPH-së ka përgatitur gjithashtu 23 raporte dhe përgjigje ndaj palëve.
Pacolli ka thënë se Inspektorati po vazhdon punën për mbrojtjen e mjedisit, ujërave dhe natyrës, si dhe për garantimin e ligjshmërisë në fushën e planifikimit dhe ndërtimit.
“Vazhdojmë me punë e angazhim për një Kosovë të pastër e të gjelbër, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe ku interesi publik është mbi çdo interes tjetër”, ka deklaruar Pacolli.







