TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

by Tëvë1
59 minuta ago
3
A A
Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka dalë me paralajmërim lidhur me demonstratat e paralajmruara nga disa organizata më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit të ambasadës, meqë për 16 shtator nga disa organizata janë paralajmëruar demonstrata, ka paralajmëruar se mund të ketë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut. Këshillohet të kufizoni udhëtimin në zonën e menjëhershme të banesës suaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës dhe shkollave nëse rruga juaj kalon nëpër zona të prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Tutje, në reagim bëhet e ditur se personeli i qeverisë amerikane është këshilluar të shmangë udhëtimet e panevojshme dhe të mos dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator.

“Personeli i qeverisë amerikane është këshilluar të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos dërgojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator për shkak të mundësisë së ndërprerjes së trafikut. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe shërbime konsullore të kufizuara do të ofrohen sipas nevojës”, thuhet tutje në paralajmërimin e Ambasadës Amerikane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Platforma “Liria ka emër” ka hapur në Prishtinë konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në

Platforma “Liria ka emër” ka hapur në Prishtinë konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën