TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konstituohet Kuvendi, PDK dhe Aleanca nuk morën pjesë në seancë

Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, ndërsa procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve ka përfunduar pa zgjedhjen e kandidatit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
1 0
A A

Pas 48 orëve, i pari që u pa duke hyrë në Kuvend ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E pas tij, erdhi edhe kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu.

Kështu këtë të diel, deputetët u mblodhën sërish për të vazhduar konstituimin e Kuvendit.

Në rend dite ishte zgjedhja e nënkryetarëve.

Por në sallë nuk ishin deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët kishin paralajmëruar se nuk do të merrnin pjesë në seancën e sotme.

E para nisjes së seancës nga Vetëvendosje thanë se kanë vullnet për ta zgjidhur ngërçin për konstituimin e Kuvendit.

“Në vullnet, pra për ta zgjidhur këtë çështje, ne jemi munduar dhe kemi konsideruar që është e nevojshme që para konstituimit të ketë një marrëveshje. Tashmë kemi një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, megjithëse jo e plotë nga ana e grupit të tyre parlamentar, sepse siç edhe jeni dëshmitarë, pra ka deputetë të cilët janë deklaruar se jo domosdoshmërisht mbështesin atë marrëveshje”, tha Hekuran Murati, deputet i VV-së.

Ndërkaq, Arbreshë Kryeziu-Hyseni tha se brenda grupit të tyre parlamentar është diskutuar për emrat e propozuar për nënkryetarë.

“Në grupin tonë parlamentar ka pasur diskutime sa i përket emrave që janë propozuar prej dy partive politike. Kështu që kryesia e LVV-së ka vendosur që këta dy emra të mbështeten që mos të vazhdohet tutje bllokada”, tha Kryeziu-Hseni.

Arbër Rexhaj tha se PDK-ja dhe partitë e tjera opozitare e kanë pasur mundësinë që Kuvendi të konstituohej në seancën e kaluar.

“Kurti përherë po ju dërgon mesazhe, pra, po ka tentim për të komunikuar qoftë me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, nuk jam I sigurt, mirëpo besoj se po… Jo, sepse, ata kanë mundur të zhbllokojnë konstituimin e kuvendit duke i ndërruar emrat e nënkryetarëve, kanë mundur lehtësisht që kuvendi të konsituohet para dy dite, ka qenë në dorën e tyre. Nëse flasim për strategji politike rreth konstitiuimit, rreth datës se kur do të konstituohet kuvendi, ata e kanë pas në dorë konstituimin para dy dite. Pra, duke i ndërruar kryetarët kanë mundur të konstituojnë kuvendin para 48 orëve”, theksoi Rexhaj, deputet i VV-së.

E deputetja nga partia boshnjake Duda Balje tha që nëse vazhdojnë kështu janë duke shkuar drejt zgjedhjeve.

“Unë mendoj se këtu është një hap i planit që kanë pasur për zgjedhje në dhjetor, dhe domethënë janë tu shku me hapa qysh kanë planifikuar. Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evident”, vlerësoi Balje.

Seanca ishte paralajmëruar të mbahej në ora 10:00, nisi me vonesë,  kuvendi u konstituua pa zgjedhjen e nënkryetarit të PDK-së, të cilët kanë thënë që nuk do të marrin pjesë në seanca konstituive deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

“InfoNata” 05.11.2026

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën