Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në ekspozenë e tij, të cilën po e paraqet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera, ka folur edhe për fushën e drejtësisë.
Për drejtësinë, Kurti tha se do të jetësohet Vettingu, ndërsa Byroja për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të, siç tha ai, godasë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.
“Do të vazhdojmë punën për jetësimin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën. Byroja për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta godasë pasurimin e paligjshëm.”, deklaroi Kurti.







