Një person është lënduar në vendin e punës në Shtime.
Sipas njoftimit të policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, është shoqëruar në Polici përgjegjësi i kompanisë.
“Shtime 12.09.2026-09:00. Raportohet se viktima m/k është lënduar deri sa ishte duke punuar në një firmë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor përgjegjësi i firmës, i dyshuari m/k. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës”, thuhet në njoftim.
Rasti, siç bënë të ditur policia, u iniciua si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.







