TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

“UÇK-ja nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike.” Ishte një nga mesazhet e Buna Mustafës, vajzës së Salih Mustafës – Calit, në “Marshi për Liri” që u mbajt sot në Prishtinë.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur në kryeqytet, Mustafa tha se me kalimin e viteve “mendjet po kthjellohen” dhe se, sipas saj, e vërteta për luftën e UÇK-së po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Ajo foli për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Ditët po kalojnë, vitet po ndërrohen, mendjet po kthjellohen, por edhe e vërteta çdo ditë më shumë po ndriçohet. Se UCK nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike. Një ushtri që u zgjua nga populli dhe krijoi uniformën e vet, me të cilën nuk terrorizoi asnjë civil, nuk dhunoi e nuk abuzoi me asnjë grua e asnjë fëmijë të përkatësisë tjetër. Prandaj, nderoj emblemën e vet, përkundër regjimit fashist serb që na i shkaktoi për mbi 13 mijë viktima civile, na i vrau e na i masakroi 1 mijë e 400 fëmijë. Dhunoi e abuzoi seksualisht me 20 mijë nëna e motra tonat. I zhduku 1 mijë e 500 bashkëqytetarë dhimbjen e të cilëve familjet e tyre nuk mundën ta shuajnë dot kurrë. Kreu 400 masakra rreth e këmbë Kosovës. Krijuan varreza masive të shqiptarëve që edhe në ditët e sotme po zbulohen, na shkaktuan dëme kolosale materiale në vendin tonë. Andaj, hendeku është aq i madh saqë drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë. Nuk mund të barazojë kurrë ata që sollën lirinë me ata që kryen gjenocid. Para drejtësisë së vërtetë do të jemi gjithmonë të pastër dhe shpirti i bardhë i ushtarëve tanë do të mbetet përgjithmonë i padiskutueshëm”, tha ajo.

Vajza e Salih Mustafës kritikoi gjithashtu përdorimin e luftës së Kosovës për interesa politike dhe përplasje mes individëve apo grupeve të interesit, duke thënë se një gjë e tillë nënkupton goditje ndaj themeleve të lirisë.

“Të hedhësh në pazaret e Evropës luftën tonë për interesa të ulëta, apo për qërim hesapesh, mes individëve apo grupeve të interesit, është si të luash dorën e djallit. Kjo do të thotë se ata po mundohen të godasin themelet e lirisë tonë duke i kryqëzuar ushtarët tanë të lirisë. Por çlirimtarët tanë e dinin më së miri se çfarë është jeta dhe liria. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për të, dhe disa edhe vdiqën, që ne të gjallët që jemi sot këtu, të jetojmë me respekt dhe me dinjitet, dhe jo kokëulur, me nënshtrim dhe me frikë. Ata njohën luftën dhe ndërtuan paqen, mbajtën lapsin ashtu si e mbajtën edhe pushkën, sollën lirinë, sepse e kishin përjetuar robërinë. Çlirimtarët, si Hashim Thaqi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Salih Mustafa ishin njerëzit e duhur në momentin e duhur, në një histori qind vjeçare të përpjekjeve për autonomi, ishin ata që sollën lirinë. Fjalimin tim dua të mbyll me thënien e babait tim “Lufta e UCK-së ishte e drejtë, e domosdoshme dhe e pashmangshme. Çlirimtarë ju presim”, tha ajo.

Nga organizatorët e marshit për liri, “Liria ka Emër”, u kërkua liri për çlirimtarët në prag të vendimit final nga Dhomat e Specializuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Policia e Kosovës: “Marshi për Liri” përfundoi i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës: “Marshi për Liri” përfundoi i qetë dhe pa incidente

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu për Marshin për Liri: Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria falënderon qytetarët pas “Marshit për Liri”: Organizim paqësor dhe dinjitoz

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën