Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur solidaritetin e tij me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri në procesin gjyqësor ndaj tyre.
Mustafa ka thënë se Kosova sot është solidarizuar me personalitetet kyçe të UÇK-së dhe pret që ata, të cilët sipas tij luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të kthehen në Kosovë.
“ Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Mustafa./teve1.info/







