TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

Pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare që u mbajtën në Taranto të Italisë, aty ku Kosova rrëmbeu 9 medalje, tashmë sytë e të gjithëve janë te Kosova, përkatësisht te Prishtina, vendi që do t’i organizojë këto lojëra në vitin 2030.

Edhe pse ka shumë punë për t’u bërë, tashmë është zbuluar logo zyrtare e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.

Dizajneri Dardan Luta, autori i logos zyrtare të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ka treguar për KosovaPress, procesin e krijimit të identitetit vizual të kësaj ngjarjeje të madhe sportive. Luta ka rrëfyer për frymëzimin që mori nga trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e Kosovës, kuptimin e elementeve të logos dhe mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes saj.

Ai ka thënë se konfirmimi i logos nga publiku dhe komiteti përkatës e ka bërë këtë projekt një prej punëve me peshën më të madhe në karrierën e tij.

“Krenar mendoj që je në momentin kur të ta pranojnë edhe publiku, në radhë të parë, domethënë dita kur u zbulua, por gjithashtu edhe kur u konfirmua prej komitetit përkatës. Kështu që unë mendoj që për nga masat që i kemi këtu, domethënë për nga eventi që ndodh, definitivisht është një ndër punët që ka peshë shumë të madhe nga logot e tjera që i kam punuar”, tha fillimisht Luta.

Dizajneri ka treguar se puna për krijimin e logos ka nisur nga një proces i gjatë hulumtimi, ndërsa frymëzimin kryesor e ka gjetur në lashtësinë dhe trashëgiminë arkeologjike të Kosovës.

“Për një pjesë të madhe të krijimit të një marke ose të një identiteti, definitivisht është pjesa e hulumtimit. Unë për një kohë të gjatë faktikisht, kur e marr një punë, unë mundohem të hulumtojë për ta lidhur sa më mirë… Unë gjithmonë jam kthyer te kultura e lashtë që e kemi, edhe gjetjet arkeologjike, edhe jam bazuar gjithmonë në ato. Domethënë pikënisja ka qenë lashtësia, kushtimisht gjetjet e vjetra arkeologjike që janë në shkëmb, domethënë janë spiralet që faktikisht e ka përdorur edhe arkitekti Andrija Mutnjakoviç në atë kohë për identitetin tonë. Mandej janë figurat antropomorfe, ku e kemi Hyjneshën, e di që e kaluara është statike, domethënë Hyjnesha është statike, ndërsa lojërat janë diçka dinamike. Kam dashur ta bëjë atë lidhjen domethënë mes të dyjave, por në thelb me pas një histori. Kështu që ka qenë për ta bërë një logo për të ardhmen”, zbuloi Luta.

Ai ka shpjeguar edhe elementet që përmban logoja, duke theksuar se ajo është menduar në mënyrë të tillë që të mund të interpretohet nga kënde të ndryshme dhe të lidhet drejtpërdrejt me Prishtinën dhe Lojërat Mesdhetare.

“Po, domethënë është një farë loje brenda, logo ka mënyra të ndryshmese si mund të shikohet. Kështu që është viti 2030, përfaqëson Prishtinën. Te dyshi edhe te treshi është P, R, janë inicialet e Prishtinës, ndërsa kjo figura tjetër është Hyjnesha, e ka pikënisjen prej Hyjneshës, por të njëjtën kohë mund të përdoret edhe si simbol për të gjitha disiplinat që kanë me qenë, e që janë diku rreth 30 disiplina”, theksoi Luta.

Në fund, Luta ka folur edhe për rëndësinë që sipas tij kanë katër vitet e ardhshme për Kosovën, duke shpresuar që organizimi i Prishtina 2030 të shërbejë si dëshmi se vendi është i gatshëm të organizojë edhe ngjarje të tjera të mëdha.

“Unë mendoj që Prishtina do të mbahet mend, do të mbahet mend ndoshta logoja si ikonë e një periudhe të caktuar. Unë po shpresoj që do të jetë një organizim gjithëpërfshirës i të gjithë neve. Unë mendoj vetëm që, edhe shpresoj që të gjithë këta që e kanë marrë përsipër atë, mendoj që e di që e kanë atë pozitivitet dhe duan ta bëjnë mirë. Mendoj që duhet të bëhemi bashkë për këto katër vite…është një prezantim që ne mundemi ta bëjmë, të tregojmë që ne jemi të gatshëm të organizojmë edhe gjëra më të mëdha”, tha Luta në fund.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të jenë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje, identiteti vizual dhe logoja zyrtare synojnë të ndërthurin trashëgiminë kulturore të vendit me vizionin për të ardhmen.

Kosova pritet të mirëpresë mijëra sportistë nga vendet e Mesdheut, ndërsa organizimi i suksesshëm i Lojërave shihet edhe si një mundësi për promovimin ndërkombëtar të Prishtinës dhe vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarë nga Shqipëria drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarë nga Shqipëria drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Durmishi jep detaje për aksionin në Pejë, thotë se ka zyrtarë të arrestuar

Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare, thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën