Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Përmes një njoftimi për media, ministria ka bërë të ditur se ka filluar edhe hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve.
Sipas ministrisë, këto plane synojnë të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto plane do të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe apelojmë për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në segmentet rrugore ku ekipet janë duke punuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.








