Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të vazhdojë punimet për seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër nga ora 11:00 me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila mori votat e 62 deputetëve.
Seanca konstituive u shtye dje pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.
Shtyrjen e seancës e njoftoi e para e Kuvendit, Albulena Haxhiu./teve1.info/








