Tre aktorët e njohur, Fisnik Ademi, Granit Uka dhe Agan Asllani, i janë bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një mesazhi të përbashkët, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në marsh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”, është mesazhi që aktorët kanë përcjellë në prag të marshit.
Thirrja e tyre i shtohet mbështetjes gjithnjë e më të gjerë nga artistë, figura publike, organizata, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova.
Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.











