Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri sot në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Tëvë1 zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, Policia ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 13:00, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve.
“Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar”, ka deklaruar Bytyqi.
Policia ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, ka bërë të ditur Bytyqi.







