TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen mbi 100 kilogramë drogë në Portin e Durrës

by teve1
1 orë ago
0
A A
Sekuestrohen mbi 100 kilogramë drogë në Portin e Durrës

Policia e Shqipërisë informon se ditën e sotme, në kuadër të operacionit “Anchor 2” është sekuestruar në Portin e Durrësit një sasi prej 107,7 kg kanabis e llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1,2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Policia bën me dije se “në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm”.

Policia thekson se “gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107,7 kg”.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1,2 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

“Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje”, thuhet në njoftim.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Shpërthim në një depo armësh në Siri, të paktën 14 persona të vrarë

Shpërthim në një depo armësh në Siri, të paktën 14 persona të vrarë

Presidenti i Serbisë shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

“Ditari”- 09.09.2026

“Ditari”- 09.09.2026

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

​Deputeti Hoti reagon për zhvillimet e sotme në Kuvend

Shpërthim në një depo armësh në Siri, të paktën 14 persona të vrarë

Shpërthim në një depo armësh në Siri, të paktën 14 persona të vrarë

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

OVL-UÇK mbështet aktivitetet e 12 dhe 16 shtatorit në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën