TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bugaqku: Seanca e nesërme e Kuvendit, rast i paprecedent në historinë politike të Kosovës

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Bugaqku: Seanca e nesërme e Kuvendit, rast i paprecedent në historinë politike të Kosovës

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se seanca konstituive e Kuvendit, nëse mbahet nesër, do të përbënte një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bugaqku ka thënë se seanca do të zhvillohej nën hijen e shkeljes së një afati kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar.

“Seanca e nesërme, nëse eventualisht do të mbahet, paraqet një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës, e cila do të mbahet me njëfarë njolle të asaj që është shkelur një afat kushtetues i përcaktuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar”, ka deklaruar ai.

Sipas Bugaqkut, pavarësisht nëse Kuvendi arrin të konstituohet apo jo, zhvillimet e nesërme do të krijojnë nevojën për një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese.

“Unë mendoj që çfarëdo qoftë që ndodh nesër, qoftë nëse do të ketë konstituim, qoftë jo, krijon nevojën e domosdoshme që të kemi një interpretim të ri nga ana e Gjykatës Kushtetuese mbi atë se a është apo jo legjitim ky Kuvend i konstituuar në këtë formë dhe në këtë bazë, nëse eventualisht konstituohet”, ka vlerësuar Bugaqku.

Ai ka rikujtuar se KDI-ja ka bërë thirrje që deputetët të shfrytëzojnë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar qartësi lidhur me pasojat e mundshme të shkeljes së afatit kushtetues.

“Si organizatë, ne sot kemi lëshuar një komunikatë ku kemi vlerësuar se Kuvendi mund të konstituohet nesër, por megjithatë rruga e mëtutjeshme kërkon një qartësi juridike dhe kushtetuese. Ne kemi ftuar deputetët e Kuvendit, së paku 10 prej tyre, që kanë mundësinë që brenda një afati prej 8 ditësh të dërgojnë një lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar qartësi mbi pasojën e shkeljes së këtij afati kushtetues, mbi legjitimitetin e mandateve që kanë këta deputetë dhe, rrjedhimisht, efektin zinxhiror që mund ta ketë në rast se Gjykata, hipotetikisht, e konstaton që ky lloj vendimi i nesërm është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka përfunduar Bugaqku.

Ndryshe, ka kaluar një muaj që kur seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin.

Kjo kërkesë e Kurtit ishte pranuar edhe në nisje të seancës konstituive, më 6 gusht.

Në atë kohë, Kurti kishte deklaruar se “konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme e të panevojshme”.

Ndërkohë, vazhdimi i radhës i seancës konstituive është caktuar për të mërkurën, më 9 shtator, nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Ky afat ka përfunduar më 7 gusht 2026./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën