TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

Me meshë të shenjtë në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë është shënuar 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Meshën e ka kremtuar Sh.T. Mons. Italo Dell’Oro, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili foli për figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një shembull të dritës dhe shërbimit ndaj të varfërve.

Dell’Oro me origjinë italiane, tregoi se pas shugurimit kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte qëndruar për vite me radhë.

Në fjalën e tij, ai tha se Nënë Tereza, ndonëse një grua e vogël në shtat, u bë një figurë e madhe botërore, duke dëshmuar se Krishti gjendet te njerëzit më të vegjël dhe më të varfër.

“Një grua e vogël nga vendi juaj, sepse ishte e shkurtër, dhe pikërisht se ishte e vogël dhe jashtë të gjitha pritshmërive, është shembulli që na tregoi se Krishti gjendet në ata që janë më të vegjlit. Sa të bekuar janë njerëzit që e kanë njohur dhe njerëzit e këtij vendi, sepse ajo mban një rreze drite për të gjithë botën. Pikërisht duke e ndjekur rrugën e mistershme të Zotit, në një moment të caktuar, më 10 shtator 1946, gjatë një udhëtimi me tren, Nënë Tereza ka një vizion. Brenda vizionit ajo e sheh veten, në të cilin Krishti e miraton dëshirën e saj për ta drejtuar jetën e vet drejt dëshirës më të madhe, për t’u shërbyer të varfërve”, tha Dell’Oro.

Dell’Oro tha se historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës, duke përmendur edhe historinë e krishterimit në këto troje.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen dhe faktin se po ma jepni mundësinë të shoh një copë të realitetit dhe botës suaj, sepse, edhe pse kam lindur në Itali, është një pjesë që unë nuk e njoh.. Unë e pyes veten, dhe ju e keni pyetur veten, se pse Zoti e zgjodhi një grua nga ky vend. Një grua që është e njohur në krejt botën dhe motrat e saj të bamirësisë janë të pranishme në gjithë botën. Historia juaj, duke filluar nga ungjillëzimi i Shën Palit në trojet ilire, prej atij momenti deri në të sotmen, në idetë dhe në çështjet nacionale, etnike dhe fetare, historia juaj është dëshmia më e mirë për ta kuptuar jetën e Nënë Terezës dhe errësirën që e përjetoi duke e parë errësirën në vendin tuaj dhe në botë”, tha ai.

Ipeshkvi amerikan u shpreh i lumtur që kishte mundësinë të kremtonte meshën në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë, duke theksuar se ajo, ndonëse ishte bijë e këtij vendi, tashmë i përket mbarë botës.

Në fund ai falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

Kurse, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji tha se feja dhe kombi janë pjesë e identitetit shpirtëror të njeriut, duke falënderuar përfaqësuesit e Ipeshkvisë, autoritetet politike dhe diplomatike që morën pjesë në këtë shënim.

“Kjo është feja jonë, kombin e kemi nga do që jemi, e kemi pjesë të identitetit shpirtëror, jo vetëm të gjakut… I falënderoj të gjithë të tjerët, duke filluar nga përfaqësuesit e Ipeshkvisë, të autoriteteve politike dhe diplomatike”, tha ai.

Pas meshës së shenjtë, aktiviteti vazhdoi me koktej.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edi Rama reagon ndaj Serbisë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një “kasap” si Mlladiq

Edi Rama reagon ndaj Serbisë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një “kasap” si Mlladiq

Organizohet ceremonia përkujtimore për Mlladiqin, pjesëmarrës edhe ministri i Drejtësisë së Serbisë

Organizohet ceremonia përkujtimore për Mlladiqin, pjesëmarrës edhe ministri i Drejtësisë së Serbisë

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Rusia urdhëron armëpushim treditor ndaj Kievit

Rusia urdhëron armëpushim treditor ndaj Kievit

Avdullahu shënon super-gol ndaj Borussia Dortmundit

Avdullahu shënon super-gol ndaj Borussia Dortmundit

Edi Rama reagon ndaj Serbisë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një “kasap” si Mlladiq

Edi Rama reagon ndaj Serbisë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një “kasap” si Mlladiq

Organizohet ceremonia përkujtimore për Mlladiqin, pjesëmarrës edhe ministri i Drejtësisë së Serbisë

Organizohet ceremonia përkujtimore për Mlladiqin, pjesëmarrës edhe ministri i Drejtësisë së Serbisë

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën