Dy persona janë arrestuar në lidhje me një rast të cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti kishte ndodhur më 24 korrik 2026, në fshatin Brus të Lipjanit.
Sipas Policisë së Kosovës, më 4 shtator janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË&MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE Fsh. Brus, Lipjan 24.07.2026-19:28. Lidhur me rastin, me 04.09.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njejtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dergohen në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/







