Politologu, Visar Xani vlerëson se janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e më pas formimin e institucioneve të tjera.
“Çdo institucion që nxjerret nga ky Kuvend, nuk janë më kredebil pasi që për formimin e tij janë shkelur afatet kushtetuese”, ka deklaruar Visar Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Xani ndër të tjera thekson se vetëm një marrëveshje mes partive politike mund ta nxjerrë Kosovën kriza politike.
“Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”. Cili është qëllimi që të vazhdohet tutje në këtë mënyrë. Secili politikan ka përgjegjësi për krijimin e mjegullës. Edhe nëse shkohet në zgjedhje, prapë do të dalin në situatën e njëjtë. Detyrimi i krejt partive është që të arrihet një konsensus në mënyrë që të dilet nga kriza”, tha Visar Xani.







