TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dukagjin Maxhuni rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi, pas një muaji paraburgim në burgun e Beogradit

Pas 1 muaji qëndrimi në paraburgim në burgun e Beogradit, Dukagjin Maxhuni është rikthyer sot shëndosh e mirë në shtëpi. Maxhuni ndonëse nuk ishte pjese e UÇK-së, akuzohej padrejtësisht nga Serbia për krime lufte.

by Doresa Geci
1 orë ago
1 0
A A

Prej 12 gushtit, Dukagjin Maxhuni  ndodhej në burgun e Beogradit.

Ai ishte arrestuar gjatë kalimit të kufirit nga Serbia në Kroacia, saktësisht në Batrovc, dhe akuzohej për krime lufte.

Gati një muaj pas, Maxhuni është liruar.

Tëvë1 ka kontaktuar me familjen Maxhuni, të cilët kanë konfirmuar se familjari i tyre ka mbërritur shëndosh e mirë në shtëpi.

Megjithatë, për shkak të gjendjes emocionale, vëllau, Përparimi, ka thënë se nuk mund të flasin para kamerës.

E lajmin për lirim, e dha avokati Arianit Koci, i angazhuar në rast.

“Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë. Sot është i lirë!Po kthehet te familja e vet. Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre. Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të. Ky është misioni im”, tha Arianit Koci.

Rikthimit të Maxhunit në shtëpi i janë gëzuar edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës, ani pse tregojnë se i arrestuari nuk ishte pjesë e UÇK-së gjatë luftës.

“E kemi bërë fillimisht verifikimin e listave tona që i kemi të veteranevt ëUCK-së që i kemi në organizatë dhe ka rezulto që nuk është anëtar i OVL-së dhe as luftetarë i UCK-së, por që vellau i tij është ushtar i UCK-së sot kemi marrë lajmin që është liruar  dhe i gëzohemi faktit që është liruar dhe ju kemi bërë thirrje edhe më herët gjithë bashkluftetarëve tanë mos me marrë atë rrugë”, deklaroi Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së.

Arrestimet e kosovarëve në Serbi, e kanë shqetësuar edhe Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Prandaj, bëjnë thirrje që kalimi nëpër Serbi të shmanget.

“Kjo është shumë lehtë e evitueshme nëse qytetarët e Kosovës të cilët kanë dyshime që mund trajtohen nga Serbia përmes arrestimit apo gjykimit nuk duhet të kalojnë në Serbi e nëse kalojnë përgjigjesin mbi vet e nuk duhet të llogarisin që shteti të ndihmojë, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë ndonjë bashkëpunim juridik dhe nuk mund të intervenohen drejtpërdrejtë”, tha Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e arrestimit të shqiptarëve nga autoritet serbe.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Ulutash takohet me Schuble, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ulutash takohet me Schuble, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë pjesëmarrje masive në marshin “Liria ka Emër” më 12 shtator

Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë pjesëmarrje masive në marshin “Liria ka Emër” më 12 shtator

Korqa: Nëse Bislimi do të ishte kandidat për president, do të merrte votat e LDK-së dhe LVV-së

Korqa: Nëse Bislimi do të ishte kandidat për president, do të merrte votat e LDK-së dhe LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën