TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isufaj pas dorëzimit të aktakuzës për Prekazin: Një hap i rëndësishëm për drejtësinë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Isufaj pas dorëzimit të aktakuzës për Prekazin: Një hap i rëndësishëm për drejtësinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzën lidhur me krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt, përkatësisht për vrasjen e civilëve shqiptarë në familjen Jashari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë një konference për media e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për institucionet e drejtësisë dhe opinionin publik, duke theksuar se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në familjen Jashari në Prekaz.

“Sot, Prokuroria Speciale ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit të saj ligjor, duke dorëzuar aktakuzën në një çështje me rëndësi të veçantë për institucionet e drejtësisë dhe opinionin publik, e që lidhet me vrasjen e civilëve shqiptarë në familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt”, tha Isufaj.

Sipas tij, aktakuza është rezultat i një pune të kujdesshme dhe profesionale, të bazuar në prova dhe në përputhje me kompetencat ligjore të Prokurorisë Speciale.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në familjen Jashari në Prekaz”, theksoi kryeprokurori.

Isufaj tha se tashmë vlerësimi i aktakuzës dhe provave të paraqitura i takon gjykatës, duke shprehur bindjen se prokurorët kanë punuar me kujdes të shtuar gjatë trajtimit të rastit.

“Tani është në kompetencën e gjykatës që të vlerësojë aktakuzën dhe provat e paraqitura, në përputhje me ligjin dhe standardet e një gjykimi të drejtë. Si Prokurori Speciale, jemi të bindur se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar, me qëllim që pretendimet e ngritura në aktakuzë të provohen para gjykatës”, u shpreh ai.

Kreu i Prokurorisë Speciale tha se kjo aktakuzë dëshmon përkushtimin e institucioneve për trajtimin e krimeve të luftës dhe kërkimin e përgjegjësisë penale, pavarësisht kompleksitetit të rasteve dhe kohës së kaluar nga kryerja e tyre.

Gjatë konferencës, Isufaj foli edhe për raste të tjera që janë në proces, përfshirë hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok dhe rastet që lidhen me spiunazhin.

Ai bëri të ditur se në rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, por theksoi se nuk mund të japë detaje për shkak se hetimet janë ende në vazhdim.

“Për shkak se bëhet fjalë për një hetim në vazhdim, nuk mund të flas apo të komentoj për detajet e këtij hetimi. I njëjti parim vlen për çdo rast tjetër që është në fazën e hetimeve”, tha Isufaj.

Ai shtoi se Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe ndjekjes penale të personave për të cilët ekziston bazë ligjore dhe prova të mjaftueshme.

“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit të hetimeve në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme, si dhe ndjekjes penale të të gjithë personave për të cilët ekziston bazë ligjore dhe ka prova të mjaftueshme”, deklaroi ai.

Sipas Isufajt, gjatë javëve të fundit është dorëzuar edhe një aktakuzë për spiunazh, ndërsa është arrestuar një person i dyshuar për një vepër të kësaj natyre.

Kryeprokurori Isufaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.

Ai tha se ky bashkëpunim dëshmon se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm për institucionet ndërkombëtare.

“Po ashtu, vlen të theksohet bashkëpunimi i suksesshëm ndërkombëtar, që dëshmon se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm, sidomos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Europolin, Eurojust-in dhe autoritetet e tjera të drejtësisë”, tha Isufaj.

Tags: Blerim Isufajprokuroia specialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!

Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!

Myftiu Tërnava i kërkon Prokurorisë Speciale të zbardh dokumentit “Top Secret 2”

Myftiu Tërnava i kërkon Prokurorisë Speciale të zbardh dokumentit “Top Secret 2”

Kosova kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësim

Kosova kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësim

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator

Albion Rrahmani prezantohet te klubi i Serisë A: Ndjehem më rehat si numër 9

Albion Rrahmani prezantohet te klubi i Serisë A: Ndjehem më rehat si numër 9

Gashi: 35 të pandehurit për sulmin ndaj Jasharajve kishin pozita të larta komanduese në Policinë Speciale Serbe

Gashi: 35 të pandehurit për sulmin ndaj Jasharajve kishin pozita të larta komanduese në Policinë Speciale Serbe

Isufaj pas dorëzimit të aktakuzës për Prekazin: Një hap i rëndësishëm për drejtësinë

Isufaj pas dorëzimit të aktakuzës për Prekazin: Një hap i rëndësishëm për drejtësinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën