Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur, i cili dyshohet se të martën, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka goditur me veturë dy këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësia e hetimeve më 3 shtator ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili është i mitur.
“Me datën 03.09.2026, njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.




