Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë të mërkurën, rreth orës 15:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti./teve1.info/







