TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kurti: Marrëveshja mbetet valide

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot u ka reaguar gjashtë bashkëpartiakëve, të cilët deklaruan se nuk kanë votë për të propozuarin e tij për president. E pavarësisht gjendjes së krijuar në këtë parti, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se marrëveshja me LDK mbetet valide.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Të martën mbrëma, doli para gazetarëve.

Këtu, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i përmendi me emër e mbiemër, disa bashkëpartiakë të tij.

“Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri”, deklaroj Abdixhiku.

Këta 6 deputetë, sipas Abdixhikut, nuk kanë votë për të propozuarin e tij për president të Kosovës.

Disa prej këtyre deputetëve, arsyet pse nuk po e mbështesin Bekim Sejdiun për president, i bën të ditura për Tëvë1 të martën.

“Vota ime do të jetë kundër, e kam deklaruar dje. Nuk ka ndryshim. Unë nuk do të qëndroj as në sallë për ta bërë kuorumin. E kam bërë të qartë dje, besoj është e qartë për secilin”, ka thënë deputei i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin, është gjë e njohur unë për atë votohem”, u shpreh Shala.

“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK’së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”, tha  Zemaj për media.

E një ditë më pas, i pari i LDK-së, kishte pyetje për gjashtë deputetët e partisë që e drejton.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këte pozicion.  Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Por, pavarësisht situatës së krijuar brenda LDK-së, të mërkurën kryeministri në detyrë,  Albin Kurti tha se marrëveshja politike me këtë parti, mbetet valide.

“Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, ka deklaruar kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ndryshe, të hënën, përfaqësuesit e LVV-së dhe LDK-së mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku njoftuan për arritjen e një marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Këtu, për herë të parë u prezantua edhe kandidati konsensual për president, Bekim Sejdiu.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën