TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

by Tëvë1
2 muaj ago
6
A A
Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, pas zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku tha se ende nuk e di përbërjen e listës zgjedhore të LDK-së, duke theksuar se vendimi për këtë çështje do të merret në kohën e duhur.

“‘Nuk e di kush do të jetë në listë, por do të vendoset me kohë. Po besoj që gjendja është shumë e rëndë sot. Nuk e di kush ka zell të shkojë drejt zgjedhjeve menjëherë”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve.

Ai kritikoi situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po humb një mundësi për t’iu shmangur, siç e quajti ai, politizimit individual dhe përqendrimit të pushtetit.

“Gjithë kjo përpjekje për të pjekur, të mendojmë përtej zemërimit dhe t’i shërbejmë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Republikën e Kosovës. Do ta kuptojnë dhe do ta shohin këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish”, tha ai.

Kreu i LDK-së u shpreh i zhgënjyer me zhvillimet brenda partisë dhe situatën e krijuar rreth procesit për zgjedhjen e presidentit.

“Edhe njëherë, unë vetëm ndjek Këshillin dhe kërkoj falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër. Jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje, nuk munda më tepër”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, ai është përpjekur që në këtë proces të vendosë në plan të parë interesin e Republikës.

“Jam përpjekur të jap një mendim të pjekur, fokusin e Republikës, me shumë pak gjasa, të një partie që ka pasur kërkesa absolute për president të vetin. Fatkeqësisht po humbim një mundësi të tillë për të ikur prej këtij politizimi individual”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se një qasje e tillë politike, sipas tij, nuk i përket kohës aktuale dhe se mund të ndryshojë në rrethana të tjera.

“Është politikë jo e kohës. Ndoshta kjo politikë po shfaqet, unë po mendoj do të vijë koha në një rrethanë tjetër”, përfundoi Abdixhiku.

Tags: GRUPI PARLAMENTAR LDKLumir AbdixhikuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën