TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Problemet me ujitjen në Vushtrri, Komuna premton subvencionimin prej 50% për secilin fermer

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Problemet me ujitjen në Vushtrri, Komuna premton subvencionimin prej 50% për secilin fermer

Kujdesi ndaj të mbjellave po vazhdon, ani pse Vushtrria ka shumë vite që ka problem me furnizimin me ujë të bollshëm.

Për këtë, në dijeni është edhe komuna.

“U dashtë me ndalë ujin pak në këtë pjesë…”, thotë drejtori i Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë, Ergin Sungur.

Krahas kësaj, komuna iu ka bërë një premtim bujqve.

“Për ujitje si komunë këtë vit kemi me i subvencionu me 50% të gjithë bujqit e Vushtrrisë…”, shtoi ai.

E një vendim i tillë u mirëprit nga bujqit.

Ndërkaq sa i përket subvencioneve, Ministria e Bujqësisë në një përgjigje për tëvë1 tha se për vitin 2022 ende ka procedura që duhet të kryhen.

“Lidhur me implementimin e Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, ju njoftojmë se procedurat janë duke vazhduar sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2022 për Pagesa Direkte, duke filluar nga kontrolla/vlerësimi administrativ i aplikacioneve dhe kontrollat në terren të aplikuesve në kuadër të këtij programi. Pas përfundimit të këtyre hapave, bëhet procedimi për ekzekutimin e pagesave për të gjithë aplikuesit, që i plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e përcaktuar konform Programit dhe Udhëzimit Administrativ”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Zyrtarët e kësaj ministrie bëjnë të ditur gjithashtu se lidhur me investimet në sistemin e ujitjes është planifikuar investim kapital përmes projektit ‘’Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë” në vlerë prej 2.42 milionë euro.

Në të përfshihen 8 projekte për 8 komuna të përzgjedhura për financim, duke synuar zgjerimin e sipërfaqeve bujqësore në ujitje.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën