Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është shprehur optimist se gjatë javës së ardhshme do të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, ai ka thënë se për këtë duhet pritur disa ditë.
“Mendoj që java tjetër mund të na gjej me një seancë të re. Tash sa është kjo është e arritshme duhet ë presim edhe disa ditë. Të shohim si po shkojnë bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kërçeli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sa i përket emrave për president, ai ka thënë se emrat e kandidatëve janë në “filtrim”.
“Ka filluar tash të bëhet një filtrim i emrave për president dhe uroj dhe shpresoj shume se nga këto takime të lind një bashkëpunim dhe një emër për president konsensual dhe ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Kërçeli ka thënë se deri tash kjo parti nuk ka diskutuar për ndonjë emër të përveçëm, kur është pyetur për propozimin që ka dhënë ish-ambasadori Ëilliam Ëalker, që Faton Bislimi të zgjidhet president.
“Vendos kryesia,deri tani nuk na është sjellë një emër i përveçëm”, ka thënë ai.
Por, i pyetur se a do të mund të ketë një marrëveshje para 6 shtatorit, atëherë kur sipas LVV-së është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se nëse ka vullnet do të arrihet një marrëveshje.
“Duke parë intensitetin e takimeve të fundit jam optimist se do të gjendet një emër. Sa të ketë takime unë jam optimist. Nëse vullneti është i sinqertë unë mendoj se po”, është shprehur Kërçeli.
Ai duke folur për kërkesën e PDK-së për që të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ka thënë se është kërkesë absurde.
Kërçelli ka thënë se qëllimi i PDK-së është shkuarja në zgjedhje.
“Kërkesa e PDK-së absurde dhe nuk është vështirë e kuptueshme edhe nga qytetarët, sepse kërkesa e tyre është, ju lutem konstituojnë Kuvendin dhe formojeni Qeverinë. Por PDK duhet të deklarohet çka për presidentin. PDK nëse po kërkon zgjedhje le del ta thotë, jo të bëjë kërkesa absurde. PDK nuk na duhet as për Kuvend as për Qeveri, por e kemi ftuar dhe i kemi dhënë ofertë gjeneroze”, është shprehur ai.
Të mërkurën, kryetari njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.
Të dy pas takimit thanë kanë diskutuar për emra konkretë dhe se të njëjtit përmbushin kriteret e dakorduara.








