TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

by Tëvë1
43 minuta ago
1
A A
PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

PDK dhe Aleanca po fajësojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe partinë e tij se kanë marrë peng Kosovën.

Deputetja Ganimete Musliu tha se Vetëvendosje ka tendenca shtet-shkatërruese dhe se po luan me besimin dhe durimin e popullit të Kosovës, por sipas saj, çdo durim e ka një fund dhe se Kosova nuk mund të pres më.

“Do të flas jo vetëm si deputete por para se gjithash si një qytetare e këtij shteti që është marrë peng nga një parti politike me tendenca shtetshkatërruese. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdor për ambicie të veta për pushtet. Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj dhe kjo parti e ka lënë vendin sot pa institucione. Kjo parti po luan me besimin dhe durimin e një populli që ka duruar më shumë sesa që duhet. Por, çdo durim e ka edhe një fund. Kosova nuk mund të pres më”, tha Musliu.

Ajo i bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që sa më shpejt të vijnë në sallën e kuvendit dhe ta vazhdojnë seancën për konstituimin e kuvendit.

Kurse, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se shumica parlamentare të cilën e përbën Lëvizja Vetëvendosje, e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik e politik.

Sipas tij, situata është duke dalë nga kontrolli teksa parashikoi se po shkohet kah drejt një gjendje kritike që lidhet me aspektin e sigurisë në shoqëri.

Ai akuzoi VV-në se po mundohet, në një formë a tjetër, të hyjë në histori, por që gjithmonë ka qenë në anën e kundër të saj.

“Gjendja në vend është kah agravon dhe është kah vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe në aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe në aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe mbi të gjitha një krizë politike që nuk ka qenë e parë asnjëherë në historinë e demokracisë së vendit tonë. Kjo është e qëllimshme. Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky përkushtim e ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka kundërshtuar. Ky konstulacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hy në Kosovë. Ky konstulacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Sot, ky konstalicion politik po mundohet ta ndërtojë një tregim, një tregim i cili është i rrejshëm, kundër çdo përpjekjeje historike të kombit shqiptar në Kosovë, të krijimit të një identiteti tjetër”, tha Tahiri.

Që nga 8 gushti, Kuvendi i Kosovës nuk e ka thirrur më asnjë mbledhje për vazhdimin e seancës konstituive, ndërkohë PDK e Aleanca vazhdimisht po e kërkojnë një gjë të tillë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se pa pasur marrëveshje për president, thirrja e një seancë të tillë do të ishte parapërgatitje për zgjedhje të reja.

Tags: "ngërçi" politikalbin kurtiAleancapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

​Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

​Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

Edhe Akil Gjakova fiton në repasazh

Edhe Akil Gjakova fiton në repasazh

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Erza Muminoviq në repasazh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Erza Muminoviq në repasazh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

Alvarez nuk del as sot në stërvitje me Atletikcn, Arsenali hedh hapin e radhës për sulmuesin argjentinas

Alvarez nuk del as sot në stërvitje me Atletikcn, Arsenali hedh hapin e radhës për sulmuesin argjentinas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën