TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

by teve1
8 orë ago
0
A A
Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

Fansat e filmit të famshëm romantik “How to Lose a Guy in 10 Days” kanë arsye për t’u gëzuar: Paramount po zhvillon një vazhdim të filmit të vitit 2003, me aktorët e njohur Kate Hudson dhe Matthew McConaughey, ka shkruar Variety.

Projekti është ende në fazat e para.

Aktualisht po kërkohet skenaristi, ndërsa aktorët nuk janë konfirmuar ende.

Megjithatë, Paramount shpreson që Hudson dhe McConaughey të rikthehen në rolet e tyre.

Kate Hudson do të jetë gjithashtu producente, së bashku me Stacey Sher.

Filmi i parë, i publikuar në vitin 2003, tregonte historinë e Andiet (rolin e së cilës e luan Kate Hudson), një gazetare reviste që përpiqet të shkruajë një artikull për mënyrat se si gratë i largojnë burrat.

Për këtë arsye, ajo vendos të testojë teorinë e saj te Benit (rolin e të cilit e luan Matthew McConaughey), një drejtues reklamash që ka bërë një bast se mund të bëjë çdo grua të dashurohet me të.

Filmi u kthye në një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000 dhe fitoi më shumë se 177 milionë dollarë në mbarë botën.

Në vitin 2024, McConaughey ka kujtuar takimin e parë me Hudson para fillimit të xhirimeve.

“Menjëherë u ndiem rehat me njëri-tjetrin. Bënim shaka, ngacmonim njëri-tjetrin dhe qeshnim shumë. Kishte një lloj energjie ‘rock and roll’, sikur po mendonim: ‘Kjo mund të jetë shumë argëtuese’. Dhe mendoj se pikërisht për këtë arsye u zgjodha dhe filmi funksionoi”, ka thënë ai.

Aktori ka treguar gjithashtu se “How to Lose a Guy in 10 Days” është filmi që i sjell më shumë të ardhura nga transmetimet dhe shfaqjet e vazhdueshme.

“Ende më sjell më shumë para nga të drejtat dhe transmetimet se çdo film tjetër që kam bërë, dhe madje me shumë”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Bebe Rexha i kushton një homazh emocionues Dolly Parton

Bebe Rexha i kushton një homazh emocionues Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos

UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

Drita me mungesa ndaj Celjes

Drita me dy sulmues kundër Interit të Andorrës, në rrugën drejt Conference League

Ndeshje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pas shortit për fazën e ligës

Ndeshje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pas shortit për fazën e ligës

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Zulfaj i quan propagandë pretendimet e ministrit serb: Detyra jonë është të çmontojmë propagandën ruse dhe zëdhënësit e saj

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën