TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

by Tëvë1
59 minuta ago
1
A A
Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, janë pajtuar që menaxhimi i mbeturinave të decentralizohet dhe secila komunë të marrë përgjegjësi të plotë për pastrimin e territorit të vet.

Pas takimit ku u diskutua situata për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Rama tha se në takim ishin ftuar edhe kryetarët e Podujevës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Sipas tij, kryetari i Podujevës nuk ka mundur të marrë pjesë, derisa shtoi se Obiliqi dhe Fushë Kosova nuk mund të qëndrojnë jashtë këtij procesi ku, sipas tij, të gjithë pëfaqësuesit e komunave duhet të merren vesh për atë se si do të gjendet zgjidhja, pasi, sipas tij, “Pastrimi” është kompani rajonale e themeluar dhe e menaxhuar nga disa komuna.

Rama tha se problematika me mbeturinat nuk është vetëm çështje e Prishtinës, por prek të gjitha komunat që janë pjesë e kompanisë rajonale.

“Diskutimet tona na sjellën deri në pikën ku me marrë përgjegjësi secila komunë për vete. Kjo duket se do të jetë mënyra më e mirë që të fusim në menaxhimin çështjen e pastrimit. Sepse për momentin e dimë që pastrimi është kompani regjionale. Prishtina përkundër faktit se ka 77.6 për qind të aksioneve, ka vetëm një anëtar të bordit, pra nuk mund të menaxhojë procesin. Po ashtu Lipjani e Drenasi janë rotacion, varen nga anëtarët e bordit të komunave tjera, kjo vlen edhe për komuna tjera. Kështu, mënyra më e mirë është që pastrimi të krijohet në bazë të regjioneve, komunave, secila komunë të ketë ekipin e vet, të jetë përgjegjëse 100 për qind për ekipin e vet dhe pastrimin e zonave të veta. Këto janë ato që diskutuam për të cilat jemi edhe në një vijë 100 për qind”, tha Rama.

Rama tha se pritet edhe një takim tjetër me të gjithë kryetarët, në mënyrë që të merret një vendim i përbashkët, derisa disa komuna tashmë kanë nisur procesin e krijimit të ndërmarrjeve të tyre publike përsa i përket mbeturinave dhe pastrimit.

Duke folur për komunat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës, Rama tha se ato dhe përfaqësuesit e tyre nuk mund ta anashkalojnë veten nga procesi i diskutimeve për cështjen e “Pastrimi”-t pasi kjo është kompani rajonale e themeluar nga disa komuna, e jo vetëm nga Prishtina.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja pse i kemi ftuar të diskutojmë. Sepse, kompania regjionale përbehet nga anëtarët e bordit të të gjitha komunave. Për këtë arsyeje duhet diskutim dhe vendim i përbashkët. Nuk mund t’i shtyjmë me zor komunën e Obiliqit me qenë pjesë, përgëzoj që kanë formuar kompaninë e tyre të re, po ashtu edhe iniciativën edhe krijimin e kompanisë së re në Fushë Kosovë, mirëpo kompania pastrimi është regjionale dhe përgjegjësi e gjitha komunave. Si punëtorët, asetet, borxhet që janë të ndahen në mënyrë proporcionale, secila komunë të vazhdojë të marrë përgjegjësinë për zonat e veta”, shtoi Rama.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se komuna e tij tashmë ka themeluar ndërmarrjen e vet, por se procesi kërkon kohë për shkak të procedurave.

Ndërsa, sa i përket mospjesëmarrjes në takim të kryetarit të Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ai u shpreh se të njëjtit obligohen të marrin pjesë për të diskutuar çështjen e pastrimit.

“Kemi themeluar ndërmarrjen, sigurisht se do të na marrë kohë, sepse një ndërmarrje e re, ka procedurat e veta. Ne jemi dakord 100 për qind çka kemi biseduar sot. Edhe fakti që kanë deklaruar kryetari i Obiliqit, Fushë Kosovës ne nuk i komentojmë deklaratat e tyre, mirëpo, ata me qejf ose pa qejf kanë me u ulë me neve, sepse ne do të merremi vesh me kompaninë. Askush nuk mund të merr përgjegjësinë për një kompani që është e themeluar nga gjitha këto komuna…Unë kam probleme edhe tjera, nuk ka ujë qe dy muaj në Drenas, për shkak të pompave të cilat nuk funksionojnë. Këtu është më ndryshe, sepse këtu direkt ka përgjegjësi niveli qendror. Ndërsa sa i përket nivelit lokal, kompanisë së pastrimit, ne do të merremi vesh edhe me Bulliqin por edhe me dy kryetaret e komunave”, tha ai.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kërkoi që ndërmarrja rajonale të rikthehet sipas një modeli të mëhershëm të funksionimit, ndërsa u shpreh në favor të decentralizimit dhe hapjes së tregut.

“Kjo ndërmarrja regjionale duhet të rikthehet në statusin e mëhershëm që ka pas. Janë bashkuar njësitë e ndërmarrjes regjionale diku në vitin 2003-2004 me vullnetin e komunave. Dhe me vullnetin e këtyre komunave që janë pjesë përbërëse e kësaj kompanie duhet të shkëputen në mënyrë që të kthehet përgjegjësia dhe llogaridhënia dirkete tek kryetaret e komunave, përkatësisht tek komunat…Ideja është që ne të decentralizojmë këtë çështje, dhe të hymë në agjendat e liberalizmit të tregut, sepse të imponohen komunat me ja dhanë vetëm ndërmarrjes komunale “Pastrimi” çështjen e bartjes dhe të mbeturinave, vërtetë është joefikase dhe po shohim ambientin që kemi”, ka thënë Ahmeti.

Krahas riorganizimit të sistemit të pastrimit, Rama paralajmëroi edhe masa më të ashpra ndaj personave dhe kompanive që hedhin mbeturina në vende të palejuara.

Ai bëri të ditur se Komuna e Prishtinës është duke punuar në një rregullore që parasheh gjoba për këto raste.

Tags: komunatmenaxhimi i mbeturinaveperparim ramaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

PDK do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit

PDK do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga, dy ndeshje të vikendit luhen në mbrëmje

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë

Kosova përballet sot me Portugalinë në Lojërat Mesdhetare

Barcelona zyrtarizon transferimin e Dominik Livakovic

Barcelona zyrtarizon transferimin e Dominik Livakovic

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën