Policia e Kosovës njofton se një burrë derisa ishte duke lëvizur me kamion, dyshohet se ka goditur telat e rrymës, duke shkaktuar këputjen e tyre në Zubin-Potok.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.







