TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

by Teve1
58 minuta ago
0
A A
PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të vijë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja, në kuadër të protestës që PDK-ja po zhvillon para objektit të Qeverisë.

Deputetët opozitarë kanë thënë se Kosova nuk ka më kohë për të humbur, ndërsa kanë akuzuar Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia për zhbllokimin e institucioneve.

Ndërkaq, asamblisti i PDK-së nga Komuna e Shtimes, Demokrat Mujota, tha se institucionet e Kosovës janë ndërtuar përmes sakrificës së qytetarëve dhe se, sipas tij, ato nuk duhet të bllokohen.

“Me i tregu Albin Kurtit që nuk e ka mirë, nuk e ka pasë mirë, nuk e ka mirë edhe nuk është tu shku puna mirë, për atë çka kemi qenë, jemi edhe për atë ku mendojmë të shkojmë nesër. Albini duhet me e ditë që ky popull ka sakrifiku shumë. Ky popull ka dhënë gjak shumë. Ky popull ka dhënë shumë jetë, për me pasë pavarësi, për me pasë liri, për me pasë drejta, për me pasë shtet, për me pasë institucione, me pasë rend, ligj, drejtë. Nuk bëhet hajgarë me institucionet e vendit që kemi ndërtuar me shumë gjak, me shumë mund edhe me shumë sakrificë. Albin, nuk kemi gjak për me shkelë, as nuk kemi Republikë për me humbë. Duhet me ditë ti edhe komplet soji yt”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e akuzoi Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia, duke e lidhur këtë me qëndrimet e tij politike ndër vite.

“Sot Albin Kurti, ashtu siç e ka edhe traditë edhe në doktrinën e tij politike, sërish po fshihet, sërish iku përmes rrugëve ilegale, klandestine, duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Dhe fshehja sa është doktrinë e tij politike, Albin Kurti është fshehë në Rambuje, kur ne theksuam nënshkrimin e Lirisë sonë, Albin Kurti është fshehë në Vjenë kur ne e negocionim pavarësinë tonë, Albin Kurti është fshehë, në ditën kur flamuri jonë u prezantua në Kuvendin e Republikës, Albin Kurti u fsheh në ditën e shpalljes së pavarësisë, u fsheh në ditën kur Kosova e intonoi hymnin e tij, u fsheh në ditën e ushtrisë, pra i shkoi jeta tu u fshehë nga përgjegjësia që ka edhe me Kushtetutë edhe me ligj”, tha ai.

Kurse, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, tha se deputetët kanë votat për konstituimin e Kuvendit dhe kërkoi që Kurti të shkojë në sallën e Kuvendit.

“Sot jemi këtu prapë para Qeverisë, për ta thirrë zotin Albin Kurti, të vijë t’i bëjë institucionet. Ne e dimë që është brenda. Ne e pamë që prapë, po i kemi votat për konstituimin e Kuvendit, atëherë i bëjmë thirrje edhe një herë të vijë, ta bëjë konstituimin dhe pastaj të vazhdojë për zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi kohë. Kosova ka humb shumë kohë, që dy vite jemi pa institucione, kështu që është momenti i duhur të vijë në Kuvend e të krijojë institucionet. E dimë që mbrojtja e Kushtetutës, jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën dhe gjithashtu do të vazhdojmë ta mbrojmë Kushtetutën dhe asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunimi i një burri tre të tjerë në Dubravë, Policia konfirmon se rasti po hetohet ka ndodhur në burg

Dhunimi i një burri tre të tjerë në Dubravë, Policia konfirmon se rasti po hetohet ka ndodhur në burg

Vrasja e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në sallën e dasmave në Ferizaj, zbarkojnë në Gjykatë ish-polici Festim Ramadani  dhe Jeton Misini

Vrasja e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në sallën e dasmave në Ferizaj, zbarkojnë në Gjykatë ish-polici Festim Ramadani  dhe Jeton Misini

Këputen telat e rrymës në Zubin-Potok

Këputen telat e rrymës në Zubin-Potok

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave, “Pastrimi“ paralajmëron qytetarët

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave, “Pastrimi“ paralajmëron qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën