Çmimi i naftës ka shënuar një ulje prej 2 centësh, duke sjellë një lehtësim të vogël për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.
Sipas çmimeve të cilat i ka publikuar MINT, nafta sot tregtohet 2 centë më lirë se një ditë më parë, pasi që sot çmimi tavan i naftës është 1.76 euro për litër, derisa dje çmimi i naftës ishte 1.78 euro/litër/.
Çmimi maksimal i lejuar për sot është:
Nafta 1.76 euro/litër.
Benzina 1.53 euro /litër dhe gasi 0.63 euro/litër.








