Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë mbërritur në Kuvend për të biseduar për çështjen e presidentit.
Para takimit Kurti tha për media se po i vazhdojnë bisedimet me vullnet të mirë, që siç tha ai që vendit t’i sjellin president apo presidente të re.
“Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në takim sot”, u shpreh Kurti.
Në këtë takim nga LVV përveç Kurtit po marrin pjesë edhe Hekuran Murtari e Arbërie Nagavci.
Kurse nga Abdixhiku është i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
Ky është takimi i dytë me LVV-së dhe LDK-së në ciklin e takimeve për një president konsensual, pas atij të mbajtur më 18 gusht./teve1.info/








