TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

by teve1
46 minuta ago
2
A A
KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa komuna të vendit gjatë ditëve në vijim, për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes preventive dhe realizimit të projekteve investive.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona të Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Në Prishtinë, më 27 gusht, furnizimi me energji elektrike në një pjesë të Albanës së Madhe do të ndërpritet nga ora 10:30 deri në 15:30, për shkak të vendosjes së kabllos ABC.

Në Gjilan, nga ora 10:00 deri në 15:30, pa energji do të mbesin disa zona të Kamenicës, përfshirë Kopërnicën, Kolloleqin, Shipashnicën dhe Kranidellin.

KEDS ka bërë të ditur se punimet lidhen me mirëmbajtjen preventive, eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron dhe pastrimin e trasesë.

Në Gjakovë, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerja do të prekë fshatrat Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe një pjesë të Ratkocit.

Arsyeja e punimeve është pastrimi i trasesë.

Ndërprerje të ngjashme janë planifikuar edhe në Pejë, ku nga ora 10:00 deri në 15:30 do të preken Pograxh, Qupev, Jellovci, Resniku dhe Jashanica, si pasojë e punimeve të mirëmbajtjes preventive dhe ndërhyrjeve për eliminimin e defekteve.

Në Mitrovicë, pa furnizim me energji nga ora 10:00 deri në 15:30 do të mbesin fshatrat Druar dhe Mihaliq, ndërsa në Prizren, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerja do të prekë Budakovën, Çardakun, Dardhishtën, Dragaqinën, Greiçecin, Mohlanin, Papazin, Reçanin, Staravuçinën dhe Vërshecin.

Në këtë zonë, punimet kanë të bëjnë me ngritjen e shtyllave të tensionit të mesëm në relacionin Çardak–Vërshec.

Ndërprerjet më 28 gusht

Më 28 gusht, KEDS ka planifikuar punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit në Ferizaj dhe Pejë, ndërsa në disa zona do të zhvillohen edhe projekte investive.

Në Ferizaj, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerja do të prekë zonën e rrugës së Prizrenit, Saraishtën, Lloshkobaren, Llojzën, Kosinën, Slivovën dhe Dremjakun.

Në Pejë, në të njëjtin interval kohor, pa energji do të mbesin Guri i Zi, Mirusha, Separacioni i Boksit, Lagjja Nora dhe Lagjja Foniqi.

Në Gjilan, ndërprerja e planifikuar nga ora 09:00 deri në 16:00 do të prekë disa fshatra dhe biznese në zonën e Vitisë, përfshirë Kabashin, Gërmovën, Sodovinën e Jerlive, Remnikun e Ri, Verbani, Buzovikun, Shushtën, Binqën dhe Debelldehun.

Punimet janë pjesë e një projekti investiv për ngritjen e shtyllës së re dhe zgjerimin e rrjetit.

Ndërprerjet më të gjata më 28 gusht janë planifikuar në Prishtinë, ku disa dalje të rrjetit do të jenë jashtë funksionit nga ora 08:30 deri në 18:00.

Punimet lidhen me konvertimin e rrjetit në 20 kV dhe do të prekin pjesë të rrugëve Tirana, Bill Klinton, Robert Doll, Kosta Novakoviq dhe Garibaldi, si dhe zona të tjera përreth.

Në Gjakovë, nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërprerja do të prekë Bellacërkën, Brestocin, Celinën, Hoçën e Vogël, Hoçën e Madhe, Nagavcin, Opterushën dhe Zoçishtën. KEDS ka bërë të ditur se do të ndërrohet ndarësi dhe do të vendosen izolatorë në trafoshtyllë.

Ndërprerjet më 29 gusht

Më 29 gusht, në Pejë, nga ora 13:00 deri në 17:00, do të ndërpritet energjia në disa zona përgjatë daljes Agrokosova.

Ndërprerja do të prekë, ndër të tjera, Fabrikën e Bukës, Rrugën e Hekurudhës, Agrokosovën, Motohia Remont, Deminerët, Kristalin, Pularinë, Koloninë e Sheqeranes dhe zona të tjera.

Sipas KEDS-it, këto punime bëhen nga palë të treta dhe kanë të bëjnë me lidhjen e mufave dhe kyçjen e kabllove në shtyllën elektrike, sipas zgjidhjes teknike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Nimani: Shpresoj që Kurti dhe Abdixhiku të dalin me një emër për presidentin

Nimani: Shpresoj që Kurti dhe Abdixhiku të dalin me një emër për presidentin

Ballkani ndan rrugët me trajnerin kroat Karoglan

Ballkani ndan rrugët me trajnerin kroat Karoglan

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën