TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Marshi i lirisë” – OVL-UÇK s’merr pjesë në organizim, shkak ftesa për LVV-në

Për shkak të ftesës për pjesëmarrje që iu bë Lëvizjes Vetëvendosje, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka vendosur që të mos marrë pjesë në organizimin e “Marshit të Lirisë”. Megjithatë, kryetari i organizatës, Hysni Gucati, ftoi qytetarët për pjesëmarrje.

by tëvë1
45 minuta ago
0 0
A A

“Marshi për Liri” kërkojnë që të mbështetet nga qytetarët.

Mirëpo, ndryshe nga herat e kaluara, vetë nuk janë pjesë e Këshillit Organizativ të tij.

Arsye e vetme sipas kryetarit të veteranëve të luftës, Hysni Gucati, është thirrja drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bashkohen marshit.

“Por nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje Vetëvendosjes, kur ne e dimë se lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, ndërsa thotë se Serbia ka bërë krime, por këta këtu mbrapa meje janë kriminelë”, tha Gucati.

Madje, Gucati kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, mirëpo edhe ish-Presidenten Vjosa Osmani, se nuk e ngritën çështjen e Gjykatës Speciale në qarqe ndërkombëtare.

“Takimet më herët që i kemi pasur me Parlamentin Evropian, zviceran, të Shqipërisë, eurodeputetë, Vatikanin, këto është dashur t’i bëjë Qeveria e Kosovës dhe jo ne. Ne kemi marrë barrën dhe kemi bërë këto takime. Kjo barrë prapë na bie neve dhe do t’i ndërmarrim këso takime para vendimit, ku presim një vendim pozitiv dhe presim që të lirohen. Takimet që i kemi pasur në Këshill të Evropës dhe të tjerë, se gjashtë vite asnjë fjalë nuk është ngritur prej Qeverisë së Kosovës. Madje, kur kanë qenë në vizitë në Vatikan, Vjosa Osmani dhe kryeministri ynë, vetë na kanë thënë që s’e kanë ngritur çështjen e Gjykatës Speciale”, u shpreh kryetari i OVL-UÇK-së.

Në këtë konferencë për media, Gucati njoftoi se kanë marrë vendim që ta përjashtojnë nga organizata, veteranin Skënder Llugiqi, i cili e fyu dhe kërcënoi në Kuvend ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Skënder Llugiqi, me fjalën e tij që e keni dëgjuar në Parlament, me fyerjen që i ka bërë gjeneralit Ramush Haradinaj, sot përjashtohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe nuk ka të drejtë të ketë librezë apo të jetë anëtar i organizatës. Ka të drejtë të marrë pension”, tha Gucati.

Marshi për Liri, do të organizohet nga platforma “Liria ka emër”, dhe përveç thirrjes për mbështetje nga qytetarët, ka dërguar ftesa edhe te të gjithë liderët politikë dhe institucionalë që t’i bashkohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Haxhiu në 28-vjetorin e rënies së Komandant “Kumanovës”: Simbol i guximit dhe vendosmërisë

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Haxhiu në 28-vjetorin e rënies së Komandant “Kumanovës”: Simbol i guximit dhe vendosmërisë

“Marshi i lirisë” – OVL-UÇK s’merr pjesë në organizim, shkak ftesa për LVV-në

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën