Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka bërë të ditur se dërgimi i vagonëve për riparim në Serbi është bërë nga kompania vendore që ka fituar tenderin.
Në një sqarim për media, “Trainkos” ka thënë se kompania fituese është përzgjedhjes për përzgjedhjen e nënkotraktorëve.
Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 10908-24-1153-2-1-1) të publikuar më 15.02.2024, në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik. Tenderi është fituar nga kompania vendore “Profitech Sh.P.K” me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese.Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve”, thuhet në sqarim.
“Trainkos” poashtu ka bërë të ditur se i ka dërguar disa pyetje kompanisë për këtë vendim, duke kërkoar informacione nëse vagonët do të mund të riparoheshin në ndonjë vend tjetër.
Kompania fituese e tenderit në përgjigjen e kthyer ka thënë se vagonët nuk mund të rregullohen diku tjetër.
Poashtu kompania ka mohuar pretendimet se një punëtor është larguar nga puna lidhur me këtë rast. “Trainkos” ka theksuar se i njëjti është në komision disiplinor për shkak siç thuhet të shkeljeve të shumta
“I njëjti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë. Çdo tentativë për ta lidhur një procedurë të rregullt për shkelje të disiplinës në punë me situatën e vagonëve, është fabrikim dhe manipulim i radhës”, thuhet tutje./teve1.info/









