Platforma “Liria ka Emër” bën të ditur se sot në bulevardin “Nëna Tereza” në kryeqytet do të nisë aktiviteti i quajtur “Ora e Pritjes”.
Me këtë rast, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Sipas njoftimit, në aktivitet do të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, si dhe pjesëmarrje të personaliteteve të rëndësishme. Ndërsa ngjarja do të nisë në ora 10:00.







