Aleanca ka kërkuar dorëheqjen e menaxhmentit dhe bordit të KEK-ut pas vdekje së dy punëtorëve në vendin e punës brenda tri dite, duke quar në katër numrin gjatë këtij viti.
Në një reagim të kësaj partie thuhet se këto raste tregojnë se situata është jashtë kontrollit.
Poashtu në Aleanca ka fajësuar edhe Qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave në mbrojtje të punëtorëve.
“Punëtorët tanë sot detyrohen të punojnë nën presion e frikë, duke u frikësuar të denoncojnë rreziqet në vendin e punës për shkak të pasojave nga ky menaxhment represiv. Aleanca kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe përgjegjësi të plotë ligjore e penale për secilin zyrtar që ka lejuar këtë situatë. Menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut duhet të japin llogari urgjente para drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme për humbjen e këtyre jetëve. Njëjtë duhet të veprojë edhe deputetja që sillet si ministre. Ngushëllimet më të thella familjeve të punëtorëve që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Një punëtor i KEK-ut ka vdekur sot në vendin e punës pas rënies në kontakt me energjinë elektrike.
Për rastet e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës, ka reaguar edhe Sindikata e Re e KEK-ut, duke e vlerësuar si alarmante situatën.







