Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës brenda vetëm tri ditësh.
Ajo ka kërkuar hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për të dyja rastet, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale.
“Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka”, ka theksuar ajo.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe të gjithë të prekurve nga këto raste, duke thënë se përtej ngushëllimeve kërkohet përgjegjësi dhe ndërmarrja e masave konkrete.
Sipas saj, duhet të bëhet gjithçka që tragjedi të tilla të mos përsëriten në vendet e punës.




