Një rast i dyshimtë është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku një person ka paraqitur për kontroll një pasaportë të lëshuar nga Belgjika, për të cilën dyshohej se nuk i përkiste atij.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se dokumenti nuk ishte i tij. Ai ka deklaruar se është shtetas iranian dhe se nuk posedon dokument tjetër identifikues.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar gjithashtu se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, personi është dërguar në Zyrën për Migrim për vazhdimin e procedurave lidhur me kërkesën e tij për azil./teve1.info/
“Aeroporti Adem Jashari / 18.08.2026 – 18:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në zyrën e migracionit për vazhdimin e procedurës së azilit”, thuhet në raport./teve1.info/







