Politologu, Albinot Maloku ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se po i mundëson Lëvizjes Vetëvendosje për të konsumuar afatin ligjor dhe kushtetues për formimin e institucioneve.
Ai madje e ka quajtur detyrësi veprimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kujtuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj partie që kishin thënë se LVV i trajtoi më pak se minoritetet për ofertën për bashkëqeverisje.
“Alibia që i ka dhënë z. Abdixhiku rrethanave politike, duhet të marrë përgjegjësi po i ofron alibi me gjithë rrethanën e diskutimeve, dialogut të ashtuquajtur, komunikimeve, përderisa gjithçka është e sqaruar. z.Abdixhuku ka zgjedhur një metodë dhe kjo është një lloj dyfytyrësie dhe unë nuk e kuptoj. Alibinë për të marrë kohë për të konsumuar edhe rendin kushtetues dhe ligjor në vend, ia ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht Lumir Abdixhiku”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se Kurti ka qasje refuzuese duke shtuar se tri partitë, PDK, LDK e Aleanca kanë pas vullnet të ecët përpara.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e kanë vlerësuar konstruktiv takimin e zhvilluar për presidentin, ku siç thanë ata është shprehur vullnet që të arrihet një marrëveshje.
Abdixhiku javë më parë njoftoi se LDK heqë dorë nga kërkesat për pozita në qeveri dhe ajo për presidentin, duke shtuar se janë të gatshëm për takime për gjetjen e një kandidati konsensual për presidentin







