TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Analisti politik, Emrush Thaçi ka shprehur shpresën se takimi i sotëm ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të përfundojë me rezultat pozitiv, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Në emisionin “Ditari”, Thaçi ka thënë se pret që LDK-ja të jetë e sigurt për sigurimin e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, mbetet e paqartë se cila do të jetë qasja brenda kësaj partie, duke marrë parasysh krizat që ka kaluar.

“Është takim i radhës dhe uroj që të kemi një bilanc pozitiv, pasi që e pashë se në takim kishte pak më tepër individë nga të dyja palët dhe besoj që ndoshta kanë shkuar të përgatitur. Uroj që edhe LDK-ja të jetë e sigurt t’i sigurojë 80 vota për kalimin e presidentit, për shkak se brenda LDK-së nuk e dimë se si është qasja e brendshme pas krizave që i ka pasur. Uroj të zgjidhet diçka dhe të vendoset përfundimisht diçka, sepse qytetari i Kosovës ka dy vite që pret dhe, sinqerisht, po flas në emër të qytetarëve, që nuk kemi çka flasim më në lidhje me çështjet e formimit të institucioneve, për arsye se i kemi tri palë zgjedhje që nuk prodhuan asgjë”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë do të jetë e vështirë për t’u arritur.

Sipas tij, në Kosovë është e vështirë të gjendet një figurë që mund të konsiderohet plotësisht konsensuale, pasi, siç ka thënë ai, në institucione të ndryshme ka persona që lidhen me politika dhe subjekte të caktuara politike.

“Në qoftë se presidenti që po kërkohet të jetë konsensual, uroj të jetë konsensual, por konsideroj që është vështirë ta gjejnë, për shkak se, nga perceptimi im, mendoj që konsensual në Kosovë nuk ka. Kudo të shkosh, në universitete apo kudo qoftë tjetër, aty i kemi njerëzit që janë të deleguar nga politika dhe janë përkrahës të atyre politikave. Pra, një person të tillë është vështirë ta gjesh në Kosovë”, ka thënë ai.

Analisti ka shtuar se, sipas tij, kasta politike aktuale, pozitë dhe opozitë, mban përgjegjësi të madhe për situatën politike në vend.

“Për mendimin tim, kasta politike aktuale, pozitë dhe opozitë, është kasta më përgjegjëse e pasluftës. Dëmi të cilin ia ka bërë Kosovës, besoj që do të shkojnë vite të tëra për ta bërë riparimin e tyre”, ka përfunduar Thaçi.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar një takim këtë të martë në përpjekje për të arritur pajtim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Para takimit që mbahet në ambientet e Kuvendit, Kurti tha shkurt për mediat që do të shohin se si do të ecet përpara me konstituimin e institucioneve, “natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”.

Takimi vjen disa ditë pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën