TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit

by teve1
2 orë ago
0
A A
25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit

Njëzet e pesë raste të reja me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë javës së fundit, duke e çuar në 137 numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga 16 prilli.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të publikuara nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS), rastet janë shtuar për 38 ose rreth 38 për qind brenda dy javësh.

Më 3 gusht ishin raportuar 99 të infektuar.

IEJL-PShS ka kërkuar intensifikimin e vaksinimit rutinor, identifikimin në kohë të fëmijëve me doza të humbura apo të vonuara dhe imunizimin e tyre sipas kalendarit të rregullt.

Vetëm gjatë javës së fundit, në komunat me numrin më të madh të rasteve, 276 fëmijë që ishin vonuar për imunizim janë vaksinuar me MMR.

“Ky është një rezultat i rëndësishëm dhe pozitiv, por njëkohësisht nënvizon nevojën për forcimin e mëtejshëm të sistemit të vaksinimit rutinor”, thuhet në reagimin e IEJL-PShS-së.

Të dhënat tregojnë rënie të mbulueshmërisë me vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Nga 95 për qind sa ishte në vitin 2019, niveli ra në 89 për qind më 2024 dhe në 82 për qind gjatë vitit të kaluar.

Rënie është regjistruar edhe te doza e tretë e vaksinës kundër difterisë, tetanozit dhe pertusisit, nga 95 për qind më 2019 në 90 për qind më 2025.

Sipas këtij instituti, për parandalimin e shpërthimeve dhe ndërprerjen e transmetimit të fruthit nevojitet mbulueshmëri e qëndrueshme prej së paku 95 për qind me të dyja dozat e vaksinës.

IEJL-PShS ka rekomanduar aktivitete të synuara në komunat dhe komunitetet me nivel më të ulët të imunizimit, forcimin e rolit të ekipeve të mjekësisë familjare, monitorimin e rregullt dhe informimin e vazhdueshëm të prindërve.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që ta verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve.

Në rast të mungesës ose vonesës së ndonjë doze, ata janë këshilluar të kontaktojnë qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

“Dëshmitë shkencore janë të qarta: vaksina MMR nuk shkakton autizëm”, ka theksuar IEJL-PShS, duke shtuar se imunizimi mbetet një nga mënyrat më të sigurta dhe më efektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën