TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator para Qeverisë, kjo është arsyeja

by teve1
2 orë ago
0
A A
​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Kryeshefi ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat planifikojnë të protestojnë para qeverisë në mbrojtje të buxheteve komunale, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimi i obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti i nivelit qendror.

Përveç kësaj AKK kërkon edhe kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelin qendror në autonominë lokale.

Ibrahimi thekson se protesta pritet të mbahet me 1 shtator, duke theksuar se komunat po kërkojnë zgjidhje për problemet financiare me të cilat po përballen.

“Kryetarët prezentë dhe përfaqësuesit e komunave në mënyrë unanime mbështetën kërkesën për protestën e 1 Shtatorit në orën 10:00, në Sheshin “Skënderbeu” pranë ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndër vite, kryetarët e komunave kanë kërkuar drejt qeverisë, i kanë adresuar problemet kryesore. Mirëpo nuk kemi gjetur fare bashkëpunim nga niveli qendror. Janë organizuar disa takime, janë dëgjuar brengat e komunave, mirëpo nuk ka pasur ndonjë reagim apo ndonjë angazhim nga niveli qendror që të jetë një qasje në zgjidhjen e këtyre problemeve. Disa nga problemet kryesore apo esenciale që ndër këto vitet e fundit janë duke i munduar komunat janë kontratat kolektive. Me qindra miliona euro i janë marrë komunave pa të drejtësisht për shkak të kontratave kolektive të cilat nuk i kanë nënshkruar komunat, por i ka nënshkruar niveli qendror. Kjo është pothuajse një ndër temat kryesore. Problemi tjetër është: Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, nuk e ka zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ky aktgjykim e ka obliguar qeverinë e Republikës apo institucionet qendrore që ta ndryshojnë nenin sa i përket ligjit të pagave që merret me zyrtarët publikë, dhe norma e përvojës së punës mos të llogaritet me 0.25%, por me 0.5%. Dhe niveli qendror nuk e ka bërë këtë kompensim nga marshi i vitit 2023, vitit 2024 dhe vitit 2025. Dhe si shkak i kësaj neglizhence nga niveli qendror, komunat do të pësojnë duke u marrë rreth 60 miliona euro. Domethënë, qindra miliona euro janë te kontratat kolektive, rreth 60 miliona euro është shuma e vlerësuar e cila do t’ju merret komunave për shkak se niveli qendror nuk e ka zbatuar këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Ibrahimi për Kosovapress.

Problemi tjetër ishte mos kompensimi i bujqëve e fermerëve nga vershimet.

“Nuk janë kompensuar bujqit, fermerët, qytetarët nga vërshimet. Dhe kjo është duke vazhduar ndër vite. Kemi pasur edhe para disa viteve dëme me dhjetëra miliona euro, kemi pasur në fillim të këtij viti, e patëm stuhinë e fundit, dhe ende vazhdojnë qytetarët mos të kompensohen që nga viti 2022. Domethënë fermerët, bujqit, qytetarët, bizneset familjare, infrastruktura lokale. Themelimin e një vije buxhetore për emergjenca lokale, në mënyrë që komunat t’i dalin apo institucionet shtetërore t’i dalin në përkrahje qytetarëve pas vërshimeve e jo të priten me tre vite, katër vite deri sa të bëhet kompensimi i dëmeve. Dhe ndoshta edhe vlera monetare e atij dëmi nuk është si në vitin 2022 e si në vitin 2026. Dhe të ketë një vendosje të rregullt të bashkëpunimit të nivelit lokal-nivelit qendror në adresimin e çështjeve, problemeve që kanë të bëjnë me komunat e Republikës së Kosovës, e jo që vendimet të merren në mënyrë arbitrare nga niveli qendror pa konsultë fare me komunat e Republikës së Kosovës. Këto janë vetëm disa nga problemet të cilat komunat e Kosovës janë munduar që përmes dialogut me nivelin qendror t’i adresojnë dhe këto shqetësime të gjejnë përkrahje nga niveli qendror në zgjidhjen e këtyre problemeve, mirëpo ky dialog ka munguar nga niveli qendror, bashkëpunimi nga niveli qendror ka qenë minimal dhe për këtë arsye komunat kanë vendosur që më 1 shtator të ketë protestë”, tha ai.

I pyetur për deklaratën e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati se ‘buxheti vitin e ardhshëm do të arrijë 900 milionë euro’, Ibrahimi ka thënë se ndarja e tyre përcaktohet me legjislacionin në fuqi dhe me formula të përcaktuara.

“Ministri Murati do të jetë shumë më mirë që të kishte bashkëpunim me nivelin lokal, të qëndrueshëm, korrekt dhe t’i përkrahë komunat në zgjidhjen e problemeve të cilat janë kërkuar që nga viti 2022. Ministri Murati, së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka qenë i obliguar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket normës së përvojës së punës, por nuk e ka zbatuar. Ministri Murati ka dashur t’u marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake. Ka qenë tendencë e cila është parandaluar dhe është ndalur më vonë nga niveli qendror. Ministria të cilën e udhëheq ministri Murati e ka amendamentuar Ligjin për Tatimin në Pronë pa pasur asnjë konsultë me komunat. Bashkëpunimi i kryetarëve, shumicës së kryetarëve me ministrin Murati ka qenë zero, ku kryetarët e komunave i kanë bërë kërkesa përmes email-it, përmes telefonatave të ndryshme, përmes SMS-ave dhe ministri Murati nuk ka gjetur gatishmëri që t’i takojë kryetarët e komunave” u shpreh Sazani.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka shkruar sot se buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro.

Sipas tij, javën që shkoi Ministria e Financave ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat në të cilën përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave. Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka shkruar Murati në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Vazhdojnë inspektimet në treg, kontrollohen produktet e qumështit me mospërputhje

Vazhdojnë inspektimet në treg, kontrollohen produktet e qumështit me mospërputhje

25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit

25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Ebola në Kongo shënon shpërthimin më vdekjeprurës të regjistruar ndonjëherë, thotë OBSH

Ebola në Kongo shënon shpërthimin më vdekjeprurës të regjistruar ndonjëherë, thotë OBSH

Emisioni “Ditari” 18.08.2026

Emisioni “Ditari” 18.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën