Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë mbledhur në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Një ditë më parë, PDK-ja i ka dërguar kërkesë kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit nga Lëvizja Vetëvendosje, për vazhdimin e seancës konstituive.
Në kërkesën e saj, PDK-ja ka theksuar se Dehari e ushtron detyrën e kryesuesit me qëllim të mundësimit të zhvillimit të seancës dhe konstituimit të Kuvendit. Sipas kësaj partie, atij nuk i takon të marrë vendime politike lidhur me atë se kur duhet të vazhdojë seanca.
“Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së./teve1.info/







