Takimi konsultativ i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për çështjen e zgjedhjes së presidentit ka nisur sot.
Në takim po marrin pjesë lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo-serbe.
Takimi po zhvillohet pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, të cilat kanë refuzuar ftesën për konsultime.
Haxhiu kishte ftuar liderët ose përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe tejkalimit të situatës së krijuar politike. Partitë e ish-opozitës kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën e tejkalimit të bllokadës dhe formimit të institucioneve të reja./teve1.info/







